Vështirësitë nga rreshjet e dëborës, ARRSH informon mbi akset problematike

Vështirësitë nga rreshjet e dëborës, ARRSH informon mbi akset problematike
Në vijim të situatës të keqe nga moti Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi problematikat si pasojë e rreshjeve të dëborës.

ARRSH thotë se në akset Qafë Thanë-Kapshticë dhe Qafë Qarri-Ersekë qarkullimi behët me zinxhir.

Në rrugën Tepelenë-Kakavijë qarkullimi po bëhet pa zinxhirë, pasi kanë filluar reshjet e shiut, por përsëri drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes.

Në Pukë -Fushë Arëz- Qafë Mali, Hani i Hotit- Tamarë, Dedaj-Razëm, Qafë  Laç-Koman, Qafë Mali- Fierzë, Kuben- Vasije qarkullimi bëhet me zinxhir.

Segmenti Fierzë-Ura e Bujanit-Qafë Morinë, i qarkullueshëm me zinxhir.

Aksi Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, i qarkullueshëm me zinxhir.

Segmenti Kukë- Krumë, Krumë-Qafë Prushi, Plepa-Kam të qarkullueshëm me zinxhir.

ARRSH rekomandon rejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në segmentet  rrugore,  të respektojnë sinjalistikën,  të ulin shpejtësinë, të tregohen të kujdesshë sidomos gjatë natës dhe në  orët e para të mëngjesit dhe të ndjekin udhëzimet e Patrullës Rrugore./f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: