Vasili: Uji fle, qeveria s’fle, rrëmben koncesione edhe në 31 dhjetor'

Vasili: Uji fle, qeveria s’fle, rrëmben koncesione edhe në 31 dhjetor'
Kreu i Grupit Kuvendor të LSI-së, Petrit Vasili reagon pas firmosje së koncesionit të radhës nga qeveria pikërisht me një vendim të natës së ndërrimit të viteve.

Në një mesazh në rrjetin social Vasili shkruan: “E pangopur ne grabitjen me konçesione, qeveria rrëmben e grabit edhe në 31 dhjetor. Pikërisht kur të gjithë shqiptarët festojnë në 31 dhjetor, qeveria hasëm i popullit rri zgjuar dhe grabit koncesione që i firmosin ministrat, që ky kryeministri i ka rrëzuar, shkarkuar dhe dëbuar po vetë siç është Gjiknuri.

Plot 74 miliardë lekë koncesion për TEC-in e Vlorës firmosi Gjiknuri i qeverisë në 31 dhjetor. Po ky ministër, bashkë me grabitqarët e tjerë që grabitën 40 milionë euro te Unaza e Re, nuk ndalet dhe grabit edhe dhjetëra milionë euro. Këta hajdutë s'kanë as cipë, as turp, as limit.

Vetëm përzënia e tyre mund ta shpëtojë këtë vend nga ky kryehajdut në krye të qeverisë dhe hajdutët çirakë, që i ka përqark. Shiheni vetë dokumentin, që është bërë publik nga media e pahapur”. /l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: