Vasili: Tepsia e Rilindjes, Shqipëria zhytet në korrupsion pas 2017-tës

Vasili: Tepsia e Rilindjes, Shqipëria zhytet në korrupsion pas 2017-tës
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të raportit të Transparence International i cili tregon se në Shqipëri ka rritje korrupsioni.

Me një mesazh në rrjetin social, Vasili shkruan: “Shqipëria zhytet në korrupsion pas 2017-ës së tepsisë së Rilindjes.

Raporti i Transparence International tregon qarte se korrupsioni është thelluar ne Shqipëri pas 2017 dhe Shqipëria ka rene edhe dy shkalle ne renditjen botërore.

Tepsia dhe timoni shto këtu edhe portalet qindramilionshe te Bashkëqeverisjes me qytetarin e thelluan hajdutërinë dhe grabitjen e Rilindjes.

Ndaj edhe përfaqësuesi i OSBE ne Tiranë deklaron:

"Borchardt: E shohim me shqetësim perceptimin e përmbysur për korrupsionin në Shqipëri. Rezultatet e indeksit tregojnë se Shqipëria duhet të vijojë së reformuari sistemin e institucioneve të saj publike, i cili perceptohet si më i korruptuar sesa dy vjet më parë."

Komentet e mëtejshme janë të tepërta”. /l.k./