Vasili: KLP ndalu me paligjshmërinë dhe kapjen!!!

Vasili: KLP ndalu me paligjshmërinë dhe kapjen!!!
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas mbledhjes së sotme të KLP ku u morën edhe disa vendime.

Në një shënim në rrjetin social Vasili shkruan: “Këshilli i Lartë i Prokurorisë me integritet shumë të ulët dhe në funksion të kapjes!!!

KLP integriteti tepër të ulet te cilit njihet publikisht,sepse pjesa dërmuese e anëtarëve te tij janë kontestuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit si pa integritet dhe jo vetëm nga ONM, megjithatë vazhdon te marre vendime.

Ecja ne këtë rruge është ne funksion te kapjes nga kryeministri për te mbyllur aferat e pafund te tij dhe qeverise se tij, ndaj i duhet nje KLP e kapur dhe organe qe ngrihen prej saj gjithashtu te kapura.

Këshilli i Larte i Prokurorisë, megjithëse ligji i mundësonte konstituimin, por i pengonte veprime te tjera, sepse Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet përkatëse, po vazhdon ne rrugën e paligjshmërisë.

Dispozita,që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisë në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht).

Pra ka vakum dhe mungesë rregullash se si ky organ mblidhet, dhe nuk ekziston asnjë rregull se cfarë të drejtash ka KLP dhe çfarë aktesh nënligjore mund të vendose.

KLP nuk ka asnje te drejte te interpretoje ligjet pai kjo eshte nje e drejte vetem e Gjykatës Kushtetuese si edhe nuk mund te marre pushtetin e Parlamentit i cili eshte i vetmi qe mund te miratoje ligje.

KLP ndalu me paligjshmerine dhe kapjen!!!

Asnje alibi nuk mund te justifikoje paligjshmerine dhe kapjen qofte kjo e shkruar ne shqip apo anglisht...” /l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: