Vasili ironizon Ballën: Ç'pati që ja hoqi një mandat Nancy Pelosit, zoti e ruajtë

Vasili ironizon Ballën: Ç'pati që ja hoqi një mandat Nancy Pelosit, zoti e ruajtë
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar kolegun e tij Taulant Balla mbi një urim që ky i fundit ka bërë për zgjedhjen e Nancy Pelosit si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan.

Vasili thotë se Balla ja hoqi një mandat demokrates duke thënë se socialisti nuk e dinte se ajo ka qenë në këtë pozicion dhe tashmë është rizgjedhur.

“Zoti e ruajte Taulant Ballen!!

Ç'pati qe ja hoqi nje mandat Nancy Pelosit!!

Nuk e di i varferi qe Nancy Pelosi ka qene kryetare e Kongresit Amerikan dhe u zgjodh sot per here te dyte dhe jo per here te pare sic e di Balla.

Kohe e shkollepakesise eshte kjo e rilindjes!!” shkruan Vasili. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: