UNITED/ Nis përgatitjet në Dubai, “rilindja” e Pogba ka emrin “Solskjaer”

UNITED/ Nis përgatitjet në Dubai, “rilindja” e Pogba ka emrin “Solskjaer”
Ditën e djeshme pas pauzës së kampionatit anglez, Manchester United ka nisur përgatitjet në Dubai.

Me largimin e Jose Mourinho dhe ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer, në stolin e Djajve të Kuq, atmosfera ka ndryshuar aq sa në ndeshjet e fundit United korri katër fitore radhazi.

Paul Pogba, në hije gjatë drejtimit të Mourinho, ka shkëlqyer nën drejtimin e Solsjkaer aq sa edhe pas propozimit të tij është anuluar një shitje e mundshme e francezit.

Madje Pogba u lejua të fluturonte me një avion privat drejt Lindjes së Mesme, ndryshe nga të tjerët, si një tolerim i trajnerit prej një dëmtimi të lehtë.

Rilindja e Paul Pogba besohet se ka ardhur nga trajneri, çka tregon rëndësinë që ka ai për t’i besuar një lojtari cilësor, ndryshe nga Mourinho që shpesh pati mosmarrëveshje me ish-mesfushorin juventin.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: