“Unaza e Re”, Basha: Gjysma e qeverisë u hodh në “Lanë”, gjysmën tjetër do ta hedhim shumë shpejt

“Unaza e Re”, Basha: Gjysma e qeverisë u hodh në “Lanë”, gjysmën tjetër do ta hedhim shumë shpejt
Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë sot në mbështetje të protestës së 68-të të banorëve të Unazës së Re. Ai tha se qëndresa e banorëve hodhi në “Lanë” gjysmën e qeverisë, ndërsa gjysmën tjetër do ta hedhin atje shumë shpejt.

“Asgjë nuk është më e fuqishme sesa një kauzë e vërtetë e mbështetur nga njerëz të bashkuar. Merita e madhe e këtyre banorëve është se vegla më tinëzare e Edi Ramës, përçarja përmes kërcënimeve, shantazheve e propagandës nuk pi ujë. Nuk ja dolën t'i përçajnë këta banorë.

Këta banorë me qëndresën e tyre e çanë në gjysmë qeverinë. Një gjysmë ja kanë hedhur në Lanë dhe gjysmën tjetër do t’ia hedhin në Lanë shumë shpejt”, deklaroi Basha. /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: