U transferua me bujë tek Anderlehti, por Abazaj nuk bind, ja çfarë vendosën drejtuesit e skuadrës

U transferua me bujë tek Anderlehti, por Abazaj nuk bind, ja çfarë vendosën drejtuesit e skuadrës
Kristal Abazajt u transferua në merkaton e verës te gjigantët belgë të Anderlehti, por nuk arriti të bindte drejtuesit. Pas pak minutave të luajtura 22-vjeçari kalua tek skuadra e dytë.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare nuk është në planet e trajnerit të Anderlehtit, teksa klubi po mendon ta huazojë te një skuadër e dorës së dytë, për të pasur më shumë hapësira.

Sipas mediave belge drejtuesit i kanë komunikuar Abazajt si dhe serbit Adziç se do të huazohen deri në fund të sezonit. Edhe pse emër konkret të ndonjë skuadre nuk ka, shqiptari pritet të qëndrojë në kampionatin belg për t’u ambientuar më mirë. .l.k./

Marrë nga www.voetbalprimeur.be

Shpërndajeni me miqtë tuaj: