Tri jetë të humbura nga dëbora dhe i ftohti në Shkodër dhe Mirditë

Tri jetë të humbura nga dëbora dhe i ftohti në Shkodër dhe Mirditë
Tri viktima u regjistruan në Mirditë e Shkodër në ngjarje të lidhura me temperaturat e ulta dhe motin e keq.

Një punonjës i OST humbi jetën ndërsa po shkonte të riparonte një defekt në Perlat të Mirditës për shkak të një ataku kardiak. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjës së të enjtes në fshatin Perlat, një zonë e thellë malore dhe policia sqaron se punonjësi u identifikuar si Gjovalin Qafa, 58 vjeç, nga Laçi.

Në Shkodër, një grua e moshuar humbi jetën pasi banesa u përfshi nga zjarri. Viktima është identifikuar si Laje Betja rreth 80 vjec. E moshuara mësohet se jetonte me të birin në një banesë në rrugën e Komplikëve.

Ndërsa mbrëmjen e së enjtes punonjësi i një karburanti vdiq pasi streha e ndërtesës u rrëzua për shkak të peshës së borës. Viktima ishte Tonin Locin, 53 vjeç. /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: