Tre orteqe në Dardhë të Korçës, bllokohet rruga drejt fshatit turistik

Tre orteqe në Dardhë të Korçës, bllokohet rruga drejt fshatit turistik
Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme të shumta në të gjitha zonat e thella të vendit, por pjesë e këtij shqetësimi janë bërë edhe zonat turistike.

Raportohet se rruga që të çon drejt Dardhës turistike në Korçë është bllokuar si pasoje e shkarjes së masivit të borës e për pasojë janë krijuar 3 orteqe.

Ndërkohë, në aksin Maliq-Kapshticë dhe Tepelenë-Kakavijë qarkullimi duhet të bëhet me patjetër me zinxhir.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

VIDEO

Shpërndajeni me miqtë tuaj: