Studentët mblidhen tek Politekniku dhe vendosin të bojkotojnë mësimin

Studentët mblidhen tek Politekniku dhe vendosin të bojkotojnë mësimin
Studentët e Universiteteve Publike kanë vendosur që nesër të bojkotojnë mësimin. Ky vendim është marrë në një takim të zhvilluar në Universitetin Politeknik.

“Rezistenca studentore po merr vrullin e dhjetorit me forma të larmishme proteste: tryeza diskutuese, zaptime, aksione, bllokime, këngë, marshime, denoncime pedagogësh të korruptuar etj”, thuhet njoftimin e publikuar në rrjetin social.

Studentët kanë njoftuar se nesër në orën 9.00 do të mblidhen në oborret e fakulteteve për të vendosur për format specifike të rezistencës. /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: