SKANDALI/ Kërkonin lekë dhe favore seksuale, arrestohet gjyqtari dhe psikologia

SKANDALI/ Kërkonin lekë dhe favore seksuale, arrestohet gjyqtari dhe psikologia
Një ngjarje vërtet e rëndë është cilësuar nga opinioni publik, ajo e denoncuar nga një emision televiziv, teksa një gjyqtar dhe një psikologe janë shfaqur përmes kamerës së fshehtë, teksa kërkonin lekë dhe favore seksuale në këmbim të shërbimeve ndaj një qytetareje.

Veprim ky, i cili është ndëshkuar menjëherë nga autoritetet përgjegjëse, duke i vënë në pranga.

Ka qenë një nënë, ajo e cila rrëfeu se u përball me kërkesën e gjyqtarit Roland Hysi në Fier për raport seksual dhe shuma parash, vetëm për të siguruar kujdestarinë e fëmijës së saj.

Ndërkaq, në kamerën e fshehtë përfshihet edhe psikologia Elona Meçani, duke bërë edhe rolin e sekseres, teksa gruaja denoncuese tregoi për publikun të gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj.

Por që të dy e kanë pësuar, teksa kanë përfunduar në mjediset e paraburgimit.

“U kryen ekzekutimet  e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, mbi vendosjen e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit: Roland Hysi, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier; Elona Meçani, 28 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë psikologe, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”, ka cituar policia në njoftimin e saj.

Teksa gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj personave të lartpërmendur për veprat penale  “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve edhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: