Situata financiare/ Flamurtari vendos afate, Tirana në pritje të donatorëve  

Situata financiare/ Flamurtari vendos afate, Tirana në pritje të donatorëve  
Pas pushimeve, ekipet që u përballën me një krizë financiare, në Kategorinë Superiore, i janë rikthyer stërvitjes por pa zgjidhur problemet.

Më keq situata paraqitet te Kastrioti, që përveç anës financiare largoi disa nga lojtarët kryesorë të formacionit gjatë pjesës së parë të këtij sezoni.

Luftëtari përveç largimit të dy lojtarëve më të rëndësishëm, nuk ka marrë ende asnjë vendim për përforcime apo për të garancinë e mëtejshme financiare.

Situata te Flamurtari mbetet edhe më  e paqartë, pavarësisht grumbullimit të pjesës më të madhe të lojtarëve.

Administratori Sinan Idrizi përmes trajnerit Ilir Daja ka premtuar se gjithçka duhet që të zgjidhet para datës 8 janar, kur është parashikuar edhe nisja për në Antalia për zhvillimin e fazës përgatitore dimërore.

Nga zgjidhja e situatës pritet të mësohet edhe e ardhmja e disa lojtarëve kryesorë, si ajo e brazilian Alvesh, për të cilin ka shfaqur interes Partizani.

Edhe Tirana, ende pa asnjë përforcim, ka zgjedhur ta zhvillojë fazën përgatitore në kryeqytet, në pritje të afrimit të donatorëve të tjerë. /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: