Si “të shfryheni” pas pushimeve!

Si “të shfryheni” pas pushimeve!
Menjëherë pas festave shpesh e gjeni veten me disa kilogram më tepër, peshë më e rëndë dhe bark i fryrë. Mos u shqetësoni nëse do të gjendeni me 2 – 3 kg më shumë, mjafton të ndiqni rregullat e drejta ushqimore për të detoksifikuar organizmin, për rregullimin e funksioneve të aparatit tretës dhe për pak kohë do t’i ktheheni formave tuaja të mëparshme

Dieta detoksifikuese 3 ditore

Dita e parë e dietës 3 ditore pas festave

Dita e parë i dedikohet konsumimit të frutave dhe perimeve, për t’u pastruar nga toksinat dhe mbetjet e skorieve që ndodhen në zorrët tona, pse jo dhe për të hidratuar trupin tonë.

Mëngjesi

1 kupë me fruta të gjalla 250 gr

Lëng boronice me 1 lugë mjaltë

Paradite

Çaj jeshil

Dreka

Supë me patate

Lëng i shtrydhur agrumesh (qitro, portokall, limon)

Pasdite

Në mikser karote, selino, kivi

Darka

Sallatë jeshile me domate të vogla,qepë të kuqe, misër të ëmbël

1/2 ananas

Lëng kumbulle

Dita e dytë e dietës pas festave

Dita e dytë i përket drithërave , për të vënë në punë mëlçinë.

Mëngjesi

2 feta biskotash integrale

2 lugë çaji marmelatë

Lëng boronice me një lugë çaji mjaltë

Paradite

Çaj jeshil

Dreka

Oriz me domate 60 g

1/2 ananas

Lëng agrumesh

Pasdite

Lëng i shtrydhur agrumesh (qitro, portokall, limon)

Darka

Supë me patate (150 g) e perime (60 g)

1/2 ananas

Dita e tretë e dietës pas festave

Dita e tretë e dietës, ndërthur dhe proteinat me origjinë shtazore. Në këtë pikë ushqimi do të kompletohet dhe organizmi do të fillojë te funksionojë më së miri.

Mëngjesi

1 gotë qumësht i skremuar me 40 g drithëra integrale

Lëng boronice me një lugë çaji mjaltë

Paradite

Çaj jeshil

Dreka

Oriz me domate 60 g

150 g di brokoli dhe lulelakër në avull

1/2 ananas

Pasdite

Lëng i shtrydhur agrumesh (qitro, portokall, limon)

Darka

Sallatë jeshile me domate të vogla,qepë të kuqe, misër të ëmbël

100 g djathë pa yndyrë në feta të holla

1 panine integrale

1/2 ananas

Pasi të ndiqni këtë dietë për 3 ditë ju do të ndiheni më lehtë, dhe fryrja e barkut dhe kilet e marra gjatë festave do të jenë thjesht një kujtim.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: