Shpërthim dhe flakë në qendër të Parisit, disa të plagosur

Shpërthim dhe flakë në qendër të Parisit, disa të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm, është dëgjuar rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm në një nga zonat qendrore të kryeqytetit të Francës.

Sipas mediave franceze, një pallat është përfshirë nga flakët në rrugën de Trévise dhe kati i parë është thuajse tërësisht i shkatërruar.

Për momentin raportohet për disa të plagosur.

Shërbimet e urgjencës kanë marrë të plagosurit dhe i kanë transportuar drejt spitaleve të zonës.

Policia ka urdhëruar evakuimin e zonës, ndërsa ekipet zjarrfikëse u angazhuan në shuarjen e flakëve.

Shpërthimi duket se ka ndodhur në një furrë buke që ndodhej në këtë ndërtesë, por ende nuk ka detaje për ngjarjen dhe shkaqet e shpërthimit. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: