Shpërthen menaxheri: Hysaj nuk e meriton sjelljen e Ançelotit

Shpërthen menaxheri: Hysaj nuk e meriton sjelljen e Ançelotit
Elseid Hysaj po kalon një periudhë jo të mirë te skuadra që drejtohet nga Carlo Ancelotti.

Lojtari i Kombëtares shqiptare prej ndeshjesh nuk e sheh më veten pjesë të formacionit të parë të Napolit dhe duket se tekniku italian nuk e preferon më.

Mirëpo për këtë çështje ka folur edhe menaxheri i mbrojtësit, Mario Giufredi, ku ka thënë se ai kishte mundësi që të shkonte te Cheslea i Maurisio Sarrit, por Ancelotti i dha siguri edhe qëndroi.

Giufredi ka thënë se Hysaj nuk meriton që t’i bëhet kjo lloj sjellje. /l.k./

Marrë nga www.football-italia.net

Shpërndajeni me miqtë tuaj: