Sharjet në Kuvend, Paloka për Ramën: Ju nuk e dini se çfarë bën ky monstra gjithë kohës

Sharjet në Kuvend, Paloka për Ramën: Ju nuk e dini se çfarë bën ky monstra gjithë kohës
Parlamenti degjeneroi si rrallë herë në fyerje dhe sharje mes palëve. Protagonist ishte dhe deputeti Paloka në përballje me kryeministrin Rama.

I ftuar në Ora News, Paloka thotë se niveli i debatit në atë parlament do të jetë i tillë sa kohë Rama është aty.

"Sa të jetë Rama aty atë provokon. Ju dëgjoni atë që thuhet publikisht apo dëgjohet nga mikrofonët. Ju nuk dini se çfarë bën ky monstra gjithë kohën që është aty. Provokon, shan me fjalë banale. Nuk pyet për ato femrat që ka anash Ministre.

Ka dy gjëra që duhen parë në këtë aspekt. Së pari familjarët nuk duhen ngatërruar, por kur nuk duhen ngatërruar në radhë të parë nuk duhet ti ngatërrojmë ne familjarët as në pislliqet e politikës dhe as ti përdorim për propagandë. I vetmi që e bën është Edi Rama. Ai ka për borxh të përdorë dhe fëmijët e vegjël.

Kur ishte çadra në 2017 që ne protestonim para Kryeministrisë, ky për të treguar se është trim dhe kalon te çadra mori ca kameera me vete, mori dhe djalin e vogël në krah dhe kaloi për ta mbrojtur. Herë pas here sajon histori.

"Qava unë thotë, e gjeta djalin duke qarë poshtë krevatit". Historinë e djalit ja di gjithë Shqipëria se ai miku i vet ja ka nxjerrë.Kur ti i fut familjarët do presësh dhe reagime, aq më tepër kur sulmon familjarët e të tjerëve", shprehet Paloka

Nënkryetari i PD-së mohoi edhe njëherë lajmin e dalë në media për shitjen e dy apartamenteve në Lezhë Shqipe Palajt, e cila akuzohet për pastrim parash.

"Prokuroria ka bërë gabim. Për të njëjtën shtëpi ka deklaruar që janë dy shtëpi. Po të shihni datën është e njëta datë. E ka deklaruar njëherë me euro dhe njëherë me lekë shitjen e të njëjtës shtëpi dhe ka nxjerrë dy shtëpi. Prokuroria nuk është krejt e pafajshme në këtë rast"

/f.ç/Albanian Free Press Online/