Sezoni i fundit tek Bayern, Robben i kënaqur me interesimin e Inter

Sezoni i fundit tek Bayern, Robben i kënaqur me interesimin e Inter
Në sezonin e fundit tëk Bayern Munich, holandezi Arjen Robben  pritet të mbyll eksperiencën 10 vjeçare te bavarezët.

Mes skuadrave të interesuara për 34-vjeçarin është edhe Inter, teksa vet lojtari është ndjerë mirë për këtë fakt.

"Ndjehem mirë kur shikoj se ka disa klube të interesuar për mua. Por siç thashë para merkatos së janarit, e ardhmja është ende e hapur. Jam krenar dhe i lumtur. Ne kemi qenë shumë të zënë në tre javët e fundit, veçanërisht babai im, i cili është agjenti im", pohoi Robben.

Robben ka luajtur tek gjermanët 198 takime, duke shënuar 98 herë. Interes për Robben kanë shfaqur skuadra si Inter, PSV dhe Groningen.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: