Sadiku rikthehet në fushë, por Levante kërkon ta huazojë

Sadiku rikthehet në fushë, por Levante kërkon ta huazojë
Sulmuesi Levante dhe i Kombëtares kuqezi, Armando Sadiku, është rikthyer pas një dëmtimi të rëndë në gju.

Me rikthimin e tij para ndeshjes kundër Barcelonës, Levante po përballet me dilemën për ta përfshirë lojtarin në planet e së ardhmes, kontrata e të cilit përfundon më 30 qershor 2020.

Sadiku u dëmtua më 4 gusht në një ndeshje miqësore kundër Herenven. Prej asaj dite ai qëndroi jashtë fushave, duke i munguar edhe Kombëtares shqiptare.

Sadiku humbi mundësinë të bindte trajnerin Paco Lopez, ose të largohej në verë, pasi që kishte oferta veçanërisht nga Turqia.

Por, e ardhmja e tij do të vendoset gjatë janarit.

Disa ekipe kanë shprehur interesim për gjendjen e lojtarit i cili, në këtë moment, është drejt rikuperimit të plotë te Levante.

Më tepër se shihet si pjesë e planeve të së ardhmes, pas gjashtë muajsh mungesë, Sadiku shihet drejt huazimit.

Lugano në Zvicër dhe ekipe të Divizionit të Dytë spanjoll kanë qenë të interesuar për sulmuesin.

Levante në përputhje me rregullat e FIFA-s, po shqyrton të gjitha mundësitë e huazimit të Sadikut.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: