Rrëfimi i pilotit që pa një UFO: Kur u afrova, u ngjit me shpejtësi dhe u zhduk

Rrëfimi i pilotit që pa një UFO: Kur u afrova, u ngjit me shpejtësi dhe u zhduk
David Fravor kaloi 18 vjet si pilot i marinës, por asnjë trajnim nuk e përgatiti dot për atë që ai përjetoi gjatë një misioni rutinë më 14 nëntor 2004.

“Mund t'ju them me bindje, nuk ishte nga kjo botë”, tha Fravor për ABC News. “Nuk jam i çmendur, nuk kam pirë. Kam fluturuar për 18 vjet dhe kam parë pothuajse çdo gjë që mund të shihet në fluturim, por kjo ishte diçka tjetër”.

Ajo që pa piloti Fravor ishte një objekt pa krahë, rreth 12 metra i gjerë, që fluturonte me shpejtësi të jashtëzakonshme në një mënyrë të çrregullt.

“Nuk kam parë asnjë objekt në jetën time që të fluturonte me një shpejtësi të tillë”

Piloti kujton se atë ditë fluturonte me avionin luftarak F/A-18 në qiellin e Kalifornisë së Jugut.

Fravor e identifikoi objektin poshtë, mbi sipërfaqen e oqeanit. Ndërsa provoi të ulet për ta parë nga afër, objekti misterioz u ngjit me shpejtësi dhe u zhduk në lartësi.

“Ishte me të vërtetë impresionuese, lëvizte më një shpejtësi që unë do të doja shumë të fluturoja”, tha ai. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: