Ronaldo "thyen" rekordin e Instagram, personi më i ndjekur në botë

Ronaldo "thyen" rekordin e Instagram, personi më i ndjekur në botë
Cristiano Ronaldo vijon të tërheqi vëmendjen e të gjithë të pasionuarve pas futbollit dhe jo vetëm.

Tashmë ylli i Juventus është bërë njeriu më i ndjekur në rrjetin social Instagram me plot 150 mln follow.

Sulmuesi i Juventusit ka arritur 150 milionë ndjekës në llogarinë e tij personale duke u bërë personi i parë në botë që arrin këtë numër rekord të ndjekësve, duke kaluar artistet që kanë mbajtur vendin e parë, si Selena Gomez dhe Ariana Grande.

Selena vijon të mbetet në vendin e dytë me 144 milionë ndjekës, ndërsa Ariana renditet në vendin e tretë me 141 milionë ndjekës.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: