Rinis gara për titull, City "firmos" humbjen e parë të Livepool për këtë sezon

Rinis gara për titull, City "firmos" humbjen e parë të Livepool për këtë sezon
Manchester City ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme kundër rivalëve të Liverpul me rezultatin 2-1.

Shifrat fillimisht u zhbllokuan nga Aguerro i City në pjesën e parë.

Me rikthimin në fushë, ishte Firminho ai që vendosi baraspeshën, me brazilianin që nga fare pranë shndërroi në gol krosimin e Robertson. I shpejtë ishte reagimi i Cityt, me Sane që shënoi golin e fitores 18 minuta përpara fundit.

Me këtë fitore Manchester City dërgon në -4 distancën me Liverpoolin kryesues, duke hapur kështu luftën për titull. Ndërkohë, kjo është humbja e parë e Liverpool në këtë sezon, që numëron 54 pikë në krye të klasifikimit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: