Receta e ditës: Patëllxhanë me birrë

Receta e ditës: Patëllxhanë me birrë
Përbërësit:

2 patëllxhanë

350 ml birrë

200 gr miell

kripë, piper

vaj luledielli

Përgatitja:

Pastroni patëllxhanët dhe prijini në feta mesatare rrumbullake ose për së gjati. Vendosini në një kullesë me pak kripë dhe lërini për rreth 50 minuta. Më pas shpëlajini me ujë. Shtoni birrën së bashku me miellin në një tas dhe trazojini së bashku. Hidhni kripë dhe piper dhe transferojini në një enë plastike me kapak. Vendosini në frigorifer për 30 minuta. Vendosni një tigan me vaj në zjarr. Më pas zhysni patëllxhanët në përzierjen me miell dhe birrë dhe renditini në tigan. Skuqini për rreth 2 minuta derisa të marrin një ngjyrë të artë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: