Reali vendos si objektiv Allegrin, tek Juventus "ulet" Zidane

Reali vendos si objektiv Allegrin, tek Juventus "ulet" Zidane
Mediat shkruajnë se Reali ka si objektiv teknikun Massimiliano Allegri për të qenë në krye të stolit të “los blancos”.

Sipas asaj që raporton gazetari spanjoll i “El Chiringuito Tv”, Eduardo Inda, numri 1 i klubit madrilen po monitoron situatën e teknikut italian në stolin e Juventusit dhe në fundin e sezonit aktual pritet të përpilojë ofertën për të.

Sipas raportit, Florentino Perez beson se trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është i paarritshëm dhe është i vendosur të marrë Allegrin në “Bernabeu” në verë.

“Allegri kryeson listën e dëshirave të Florentino Perez. Ai do i bëj një ofertë italianit në merkaton e verës”,ka deklaruar Inda.

Verën e kaluar, tekniku italian zbuloi se ai hodhi poshtë një ofertë të Realit të Madridit, kur Zinedine Zidane dha dorëheqjen.

Gjithashtu, Allegri është i lidhur dhe me stolin e Manchester United, ndërkohë që kontrata e tij me bardhezinjtë skadon në vitin 2020.

Nëse Allegri do të firmos në Spanjë, në stolin e Juventusit do të ulet Zidane.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: