REAL MADRID/ 30 mijë vende bosh në stadium, “receta” kundër krizës: Adoleshenti që u ble 25 milionë euro

REAL MADRID/ 30 mijë vende bosh në stadium, “receta” kundër krizës: Adoleshenti që u ble 25 milionë euro
Plot 30,000 vende të mbetura bosh në humbjen e fundit të Real Madrid, 2-0 me Real Sociedad.

Në Madrid janë të shqetësuar më tepër për gjendjen aktuale të stadiumit “Santiago Bernabeu” se për rezultatet, ndaj edhe presidenti Florentino Perez një ditë më pas ka shpërthyer në merkato.

Interesi për të blerë Neymar, ish-sulmuesin e Barcelonës i cili është bërë pjesë e PSG, pritet të shoqërohet me një ofertë faranike, ndërsa po tentohet edhe rikthimi i ish-trajneri portugez Jose Mourinho, i shkarkuar pak ditë më parë nga United.

Reali është aktualisht jashtë zonës Champions dhe 10 pikë pas kryesuesve të Barcelonës.

Por ajo që është zyrtarizuar është blerja për 25 milionë euro e Brahim Diaz.

Edhe pse ka luajtur vetëm 49 minuta me Manchester City në Premier League, ai dhe për moshën, vetëm 19-vjeç, është blerë për një shifër marramendëse.

Diaz pozoi dje krah Perez me prindërit e tij dhe katër motrat më të vogla.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: