REAGIM I MENJËHERSHËM/ Rama: Refuzimi i Metës antikushtetues dhe i turpshëm, ndjesë Kosovës

REAGIM I MENJËHERSHËM/ Rama: Refuzimi i Metës antikushtetues dhe i turpshëm, ndjesë Kosovës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas refuzimit të Presidentit të Republikës për të dekretuar Gent Cakajn si ministër për Europën e Punët e Jashtme.

Në një status në rrjetet sociale, Rama shkruan se argumentet e Metës janë “të frikshme”, në “nivel skandaloz” dhe “turpëruese për institucionin.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm... Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin... Ndjesë Kosovës për këtë turp”, shkruan Rama.

Vetëm pak minuta më parë u bë publike refuzimi i Presidentit Ilir Meta dhe argumentet e tij pse nuk duhej emëruar Gent Cakaj në një post kaq delikat.

Meta ka paraqitur një arsyetim të gjatë, madje duke cituar edhe deklarata të Cakajt në funksionin aktual si zv/ministër i Jashtëm, deklarata që Meta i ka cilësuar “të papërgjegjshme”, “të rrezikshme”, madje edhe në kundërshtim me programin e qeverisë.

Presidenti ka konstatuar se Gent Cakaj nuk ka besueshmëri për këtë post të rëndësishëm dhe delikat, sidomos në kushtet e Shqipërisë që po përgatitet për çeljen e negociatave me BE-në dhe merr kryesimin e OSBE-së.

Sipas Metës, zv/ministri ka treguar neglizhencë të theksuar në përmbushjen e detyrimit për t’u pajisur me certifikatën e sigurisë, çka ka çuar edhe në shkelje ligji që e bëjnë subjekt të ndjekjes penale. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Arsyetimin e plotë të Presidentit të Republikës mund ta lexoni këtu

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: