Publikon foton e dikurshme, Justin Bieber “ngacmon” shokun e tij Beckham

Publikon foton e dikurshme, Justin Bieber “ngacmon” shokun e tij Beckham
Ylli i popit, Justin Bieber, 24- vjeç, i dërgoi në Instagram të martën një mesazh disi provokues David Beckham-t, duke postuar një foto të tijën dhe të babait të tij, me titullin: Unë dhe babai i Brooklyn Beckham”.

Në imazh, Bieber më i ri kishte modelin e tij të viteve të kaluara me një fanellë të Los Angeles Lakers ndërsa Davidi mbante një bluzë gri, Henley. Brooklyn iu përgjigj: Hahah ... jua dua shokë.”

Ylli kanadez i muzikës dhe Brooklyn kanë një lidhje të ndërsjellë përmes menaxherit Justin Scooter Braun, ku përfshihet edhe vëllai më i vogël i Brooklyn, Cruz, 13-vjeç.

Ata janë njohur në vitin 2016.