Protesta tek "Astiri", Balliu: Anulo projektin ose të gjithë Shqipërinë do ta kesh në Surrel

Protesta tek "Astiri", Balliu: Anulo projektin ose të gjithë Shqipërinë do ta kesh në Surrel
Në vijim të protestës së banorëve të “Astirit”, deputetët e opozitës mbështetën thirrjet e banorëve të prekur nga projekti i Unazës së Madhe.

Deputeti, Klevis Balliu i bëri thirrje Ramës që të anulojë projektin, ose banorët do t'i shkojnë në shtëpinë e tij në Surrel.

Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu. Po të japim afat Edi Rama të bësh kthesë, anulosh projektin në të kundër këta qytetarë dhe e gjithë Shqipëria do t'i kesh në Surrel për të të anuluar dy njëherë e mirë. Për ti bërë nder këtij vendi dhe çdo qytetari duke e shpëtuar Shqipërinë nga fara e keqe komuniste që mbolle, me rilindjen tate të korruptuar dhe inkriminuar”, u shpreh Balliu.

Deputeti i LSI, Endrit Braimllari akuzoi kryeministrin Rama se kërkon të përfitojë në kurriz të banorëve të Unazës së Re duke e cilësuar si hajdut që drejton një qeveri hajdute. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: