Protesta, Policia deklaratë, u kërkon studentëve të mos pengohet procesi mësimor

Protesta, Policia deklaratë, u kërkon studentëve të mos pengohet procesi mësimor
Policia e Shtetit në një deklaratë të mbrëmjes së sotme, u bën thirrje studentëve të reflektojnë dhe të mos pengojnë procesin mësimor.

“Persona të caktuar kanë tentuar të pengojnë në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme veprimtarinë normale mësimore në disa universitete të vendit, duke penguar dhe mohuar të drejtën e studentëve për të studiuar.

Në të njëjtën kohë, këta persona që kanë tentuar të cënojnë procesin mësimor, kanë konsumuar kundërvajtje administrative dhe vepra penale për të cilat do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse.

Policia e Shtetit u bën thirrje studentëve, që tentojnë të përfshihen, pa u thelluar, në veprimtari të paligjshme, të veprojnë me maturi e përgjegjësi dhe të evitojnë ngarkesën me barrë shkeljesh ligjore dhe rekordesh policore që në hapat e parë të karrierës profesionale, barrë e cila mund t’u kushtojë shumë në të ardhmen e tyre profesionale”, thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë. /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: