Protesta e Studentëve, Braçe flet si zv/kryeministër: Boll me dhunë e rrena, universitetet të njoftojnë publikisht që ka nisur mësimi!

Protesta e Studentëve, Braçe flet si zv/kryeministër: Boll me dhunë e rrena, universitetet të njoftojnë publikisht që ka nisur mësimi!
Zëvendëskryeministri i ri i dekretuar, Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të studentëve për të bojkotuar mësimin duke vazhduar protestën deri në plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan: “Boll me dhune e rrena!

8 kërkesa janë plotësuar e po plotësohen sipas afateve te vendosura!

Prindërit duan te dërgojnë fëmijët ne shkolla te shqetësuar për vitin qe po humbin dhe shpenzimet e kryera!

I kane fëmijët ne shtëpi sepse i dinë shkollat mbyllur e pa mësim!

Universitetet te njoftojnë publikisht qe ka nisur mësimi!

Nuk ka dëgjuar asnjë rektor ta bej këtë!

Prindërit nuk kane dëgjuar asnjë rektor ta thotë këtë!” /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: