PROKURORIA/ Dosja “Habilaj”, Krimet e Rënda e dërgojnë në gjykatë

PROKURORIA/ Dosja “Habilaj”, Krimet e Rënda e dërgojnë në gjykatë
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet duke dërguar në gjykatë të pandehurit e dosjes “Habilaj”.

Ata janë Mojsi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Koçerri, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuaraj, Fatmir Minaj, Maridjan Sulaj dhe Armando Sulaj.

Të pandehurit akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe krijim i grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu, ata akuzohen se kanë bashkëpunuar edhe me ish-zyrtarë të lartë të policisë si Gjergji Kohila, Sokol Bode dhe Jaeld Çela.

Po ashtu, në dosje thuhet se ata kanë bashkëpunuar edhe me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sakaq, organi i akuzës është në pritje të dy letër porosive nga autoritetet italiane për Tahirin. Ndërkohë, gjatë së premtes dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, shkuan në Itali, me synim mbledhjen e të dhënave të tjera lidhur me çështjen në ngarkim të ish-ministrit.

Po ashtu, po verifikohet një udhëtim i familjarëve të Tahirit me Moisi Habilaj në vitin 2014.

Ndërkaq, afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm është 19 janari, por me gjasë pritet të ketë një zgjatje tjetër të hetimeve.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: