PËRSIATJE - E DIN? - Nga XHOEN TUGU

PËRSIATJE - E DIN? - Nga XHOEN TUGU
E din, zakonisht kur nji burr flet për femrën që do donte me pas n’krah, gjithmonë e fillon nga bukuria. Nuk du të ngjaj sipërfaqsor, por më beso nga aty fillon gjithçka.

Kur e sheh dikë në sy për herë të parë që të magjeps me pamjen e vet, kur e takon me i ndi erën që mban, me pa sa e pastër asht, me u ndje dhe ti mirë kur ajo ven nji tualet të bukur, jo me e tepru, si treçereku.

Un du nji femën që të jetë aq e bukur sa me kthy vëmendjen e tan djemve dhe vajzave, që kur të ecin krah meje ta kuptojnë njerëzit se çfarë njeriu me fat jam unë.

Por du me e përsërit, e kundroj femrën kur është pa tualet. Që edhe sikur të jetë veç me tuta dhe hoodie, un ta shoh e të them “ah sa e bukur asht”. Fola për të bukurën, po sado e bukur asht nji vajzë, kurr nuk asht mjaftushëm.

S’e ke idenë sa do doja me pas në krah një femën inteligjente sa me arrit me u kuptu me sy. Sa du me e pas nji femën qe nuk asht nevoja me i than “vdeksha për ty”, po me i than “du me jetu për ty” dhe un, me e ba aq të lumtun sa ajo me e ndje në shpirt që unë jam gati me ba gjithçka për të.

Du me pas nji femën, që kur të jem në kulm të nervave, gati me e myt dikë, ajo të vijë të më thotë me zanin ma të qetë e ma të amël: “Lene, se nuk ja vlen”. E unë të ndihesha si ato fëmijët e vegjël kur i blejnë dhurata.

Sa e du nji femër të jetë kokfortë të dijë me u “grric” bukur e me m’ba me qesh me vedi, por dhe të dijë me e pranu kur e ka ndonjëherë gabim. Por edhe sikur mos me i pas disa nga kto gjana, mjafton t’jetë aq e aftë sa me m’ba të lumtun veç me e pa.

Lexoni dhe: PRANVERË NË DHJETOR?