Përfundon mandati i kreut të KLSH, Bujar Leskajt, ja kush do ta zëvendësojë

Përfundon mandati i kreut të KLSH, Bujar Leskajt, ja kush do ta zëvendësojë
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka njoftuar se në përfundim të afatit të kreut të këtij institucioni Bujar Leskajt, deri në emërimin e kreut të ri nga Kuvendi, kompetencat i kalojnë zv.kryetares Lindita Milo.

"Javën e fundit të dhjetorit në takime të veçanta, Kryetari i KLSH-së, Leskaj informoi për Vendimin e delegimit të kompetencave tek Zv/Kryetari i KLSH, znj. Lindita Milo, Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, zv/Kryetarin e Kuvendit, Kryetarët e Partive opozitare dhe Kryetarët e Grupeve Parlamentare, si edhe Kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë dhe pas realizimit të takimeve zyrtare, në datën 31 dhjetor 2018 përcolli vendimin tek Qëndra e Publikimeve Zyrtare. Vendimi hyri në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare në datën 8 janar 2019", thuhet në njoftimin e KLSH.

Lindita Milo, Lati, aktualisht Zv/Kryetare dhe Drejtore e Përgjithshme në Kontrollin e Lartë të Shtetit ka përfunduar studimet universitare në profilin Financë- kontabilitet, mban titullin shkencor “Profesor” si dhe gradën shkencore “Doktor” në Kontabilitet (1996) nga Universiteti i Tiranës dhe Ph.D. në Ekonomiks (2001) nga “Staffordshire University”, Britania e Madhe.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: