PD, letër ndërkombëtarëve: Qeveria, kërcënim për lirinë e medias

PD, letër ndërkombëtarëve: Qeveria, kërcënim për lirinë e medias
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Mediave, Albana Vokshi u ka nisur një letër institucioneve ndërkombëtare, ku shpreh shqetësimin e saj mbi projektligjet e qeverisë, që sipas saj kontrollojnë median online në Shqipërinë.

Kështu, në këtë letër zyrtare, ajo raporton se projektligjet e qeverisë janë hartuar pa asnjë transparencë dhe konsultim me grupet e interesit apo gazetarët.

Më tej, evidenton edhe faktin se organizatat e pavararura të media, intelektualë dhe opozita i kanë kundërshtuar ashpër këto nisma që kërkojnë të nënshtrojnë median online përmes një kontrolli politik që shkon nga gjobitja e tyre deri në ndalimin e lirisë së aksesit në internet.

"Më lejoni që me anë të kësaj letre, të kërkoj mbështetjen tuaj për t'i bërë presion qeverisë shqiptare të tërheqë dy projekligjet e propozuara të censurës, si edhe të bahskëpunojë me organizatat e medias, komunitetin e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për të gjetur rrugën e përmirësimit të cilësisë së medias, duke respektuar në të njëjtën kohë lirinë e medias dhe të shprehjes”, - thuhet në letrën e Vokshit për ndërkoMbëtarët.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: