“PD dhe Henri Çili- shqetësimi real i hajdutit të titullit, profesorit të asociuar Luçiano Boçi!”

“PD dhe Henri Çili- shqetësimi real i hajdutit të titullit, profesorit të asociuar Luçiano Boçi!”
“Opozita patericë e KM po e bën këtë për të ndarë studentët në pro dhe kundër qeverisë, dhe jo për t’i bashkuar për problemet që studentët kanë dhe artikulojnë.”

“Pse nuk ngrini ju zërin për 700 doktoraturat që ka dhënë UET pa asnjë cilësi dhe pjesën më të madhe në shkelje të ligjit?”

 “A dini ju që doktoraturat te UET janë marrë me publikime në revistat që janë me demek italiane, se botohen në Shqipëri?”

“Për 700 doktoraturat janë paguar 6,3 milion Euro si tarifë. Ku shkuan lekët, mos shkuan gjë për financimin e Partisë Demokratike? “

“Po këto tituj, për kë u dhanë- për figura të Partisë Demokratike? Pse nuk ngrini ju zërin për titujt akademik që janë marrë nga figurat e PD? Po ju z. Boçi, si e keni marrë titullin Prof. Asociuar në 29 Janar të 2015 në Universitetin e Elbasanit?”

Ka qenë i ashpër sot reagimi i Taulant Mukës, kundrejt opozitës, ish-zëvendësministër Arsimi për një kohë të shkurtër, që sipas tij edhe ajo po shërben si pjesë e lojës së maxhorancës dhe politikës së mbrapshtë të 28 viteve për të përçarë studentët dhe për t’i shërbyer interesave personalë .

Artikulli i plotë i Taulant Mukës

Jo z. Boçi nuk është ligji problemi, është mos zbatimi i ligjit. Pse flet në emër të studentëve që kërkojnë rrëzimin e ligjit? Jo jo, “opozita“ patericë e KM po kërkon rrëzimin e ligjit për të hequr përgjegjësinë nga vetja dhe për t’ja kaluar përgjegjësinë qeverisë.

 Opozita patericë e KM po e bën këtë për të ndarë studentët në pro dhe kundër qeverisë, dhe jo për ti bashkuar për problemet që studentët kanë dhe artikulojnë. Studentët kërkojnë cilësi në arsim që vjen nga zbatimi i ligjit: dënim i çdo rektori/dekani apo shefi departamenti dhe profesori që ka shkelur ligjin. Nuk ka ngrohje në universitete, nuk ka internet, profesori nuk vjen në mësim, profesorët kërkojnë para në shkëmbin të një note- për këto fajin e ka ligji? Këto probleme kanë qenë edhe kur unë isha student, kur vendin e qeveriste Partia Demokratike. Pse ligji e ka problemin që universitetet publike sot nuk kanë akredituar programet e studimit duke favorizuar drejtpërdrejtë universitetet private pasi diploma në universitetet publike nuk njihet? Apo ju intereson të ngrini një “problem inekzistent“ si kapja pas rrëzimit të ligjit sepse gjysma e figurave kryesore dhe e të rinjve të Partisë Demokratike vijnë nga Universiteti Europian i Tiranës?

Pse nuk ngrini ju zërin për 700 doktoraturat që ka dhënë UET pa asnjë cilësi dhe pjesën më të madhe në shkelje të ligjit? A dini ju që doktoraturat te UET janë marrë me publikime në revistat që janë me demek italiane, se botohen në Shqipëri? Për 700 doktoraturat janë paguar 6,3 milion Euro si tarifë. Ku shkuan lekët, mos shkuan gjë për financimin e Partisë Demokratike?

Po këto tituj, për kë u dhanë- për figura të Partisë Demokratike? Pse nuk ngrini ju zërin për titujt akademik që janë marrë nga figurat e PD? Po ju z. Boçi, si e keni marrë titullin Prof. Asociuar në 29 Janar të 2015 në Universitetin e Elbasanit? Sipas ligjit që qeveria juaj miratoi, duhet të kishit publikime në revista shkencore serioze, por ju nuk keni! Ja u ka dhënë qeveria Rama titullin, pra qeveria që ju akuzoni sot për krimin në arsim. Ju jeni të gjithë bashkë, jeni një.

Ju, politika e 28 viteve nuk do mundni të përfitoni me kauzën e studentit, sepse ju jeni pjesë e shkatërrimit të universitetit. Ju keni frikë nga protesta e studentëve!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: