PASHALIMAN/ Grabiten armët brenda bazës ushtarake, kishte kamera ngado... përveçse tek kasaforta

PASHALIMAN/ Grabiten armët brenda bazës ushtarake, kishte kamera ngado... përveçse tek kasaforta
Një kasafortë ku ruheshin armë të llojeve të ndryshme është grabitur gjatë natës brenda bazës ushtarako-detare të Pashalimanit.

Ngjarja konsiderohet tepër e rëndë, pasi ka ndodhur në një nga objektet më të ruajtura në vend.

Kasaforta në të cilën ndodheshin armët është shpërthyer dhe janë marrë të paktën tre armë automatike, me vlerë rreth 8 mijë euro.

Ushtari që duhet të ishte rojë, nuk ndodhej në vendin ku u krye grabitja.

Gazetari i BW raporton se gjithë territori i bazës është shumë i ruajtur nga kamera vëzhgimi. Por kamerat mungojnë pikërisht në zonën ku ndodhet kasaforta me armë, atje ku ndodhi edhe grabitja.

Dyshimet janë për persona të brendshëm, të cilët kanë patur dijeni jo vetëm për pikat e dobëta të sistemit të monitorimit, por edhe për vendndodhjen e kasafortës dhe asaj çfarë ndodhej në të.

Mësohet se për momentin janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje pesë ushtarakë, ndërsa nuk ka ende të arrestuar për ngjarjen. . /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: