PARTIZANI/ Marrëveshja me sulmuesin ganez ende “peng”, problem paga por... edhe emri

PARTIZANI/ Marrëveshja me sulmuesin ganez ende “peng”, problem paga por... edhe emri
Partizani vazhdon prej dy ditëve stërvitjen në Antalia të Turqisë, nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega, me dy përforcime të janarit: Fatjon Hyseni, lojtar i krahut të majtë, i ardhur nga Renova e Maqedonisë, si dhe Alesio Hyseni, ish-lojtar i Partizanit, pjesë e Flamurtarit në gjysmën e parë të këtij sezoni.

Emri i tretë që pritet t’i bashkohet të kuqve është një sulmues i huaj.

Bëhet fjalë për një futbollist 26-vjeçar nga Gana, Kwame Amponsah Karikari,  i cili luan për ekipin azerbajxhanas Nefçi të Bakusë, që sapo është shpallur kampione e dimrit.

Menaxheri i lojtarit dhe Partizani kanë ditë që bisedojnë dhe mësohet nga “Albanian Free Press” se dy janë pengesat kryesore të zyrtarizimit të marrëveshjes, e para është paga dhe e dyta emri.

Lojtari ka kërkuar fillimisht 10 mijë euro pagë mujore, shifër kjo e lartë për buxhetin e një klubi shqiptar, por ka gjasa që shifra të ulet në 7-8 mijë euro, plus klauzolat që ai do të përfitojë në rast se Partizani merr pjesë në Champions si dhe gjithçka do të varet nga performanca e sulmuesit.

Problem i dytë është emri i tij, pasi ai thirret “Karikari” që nga tingëllimi në shqip mund të bëhet objekt tallës.

Pasaporta

Kwame Amponsah Karikari

Ditëlindja: 21 janar 1992

Vendlindja: Gana

Mosha 26 vjeç

Gjatësia: 1,88 m

Vendlindja: Ganë

Pozicioni: Sulmues

Shpërndajeni me miqtë tuaj: