Partizani shpreson tek të rinjtë, por gati të sjellë edhe dy emra të mëdhenj

Partizani shpreson tek të rinjtë, por gati të sjellë edhe dy emra të mëdhenj
Përforcime në mesfushë, ambicie të mëdha për sulmin dhe mbrojtjen, janë dëshirat e drejtuesve të Partizanit.

Strategjia për ti besuar të rinjve në bazë të një projekti largpamës që nuk fokusohet vetëm te objektivat më të afërt.

Dy përforcimet e fundit të zyrtarizuar nga klubi e dëshmojnë: Fatjon Jusufi 23-vjeç, Alesio Hyseni 22-vjeç, të dy me kontrata më shumë se një vjeçare me opsion rinovimi.

Po për të arritur te titulli duhet dhe eksperienca dhe emrat që dalin në skenë janë vërtet sugjestionues, flitet për Ruben Ligeon, mbrojtës i djathtë, ish lojtar Ajaksit dhe që ka luajtur me disa skuadra në Eredivisie, nevoja apo fiksimi i madh sulmi, këtu emri që paralelizohet orët e fundit me merkaton e kuqe, është ai i qendërsulmuesit.

Kuame Karikari është sugjestioni i fundit, lojtar që ka shëtitur në kampionate të rëndësishëm, Suedi, Turqi, Ukrainë dhe së fundmi pjesë e Neftci Baku në Azerbajxhan. /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: