Parisi, qyteti që i ka marrë zemrën prej dy vitesh Elhaida Danit! (Foto)

Parisi, qyteti që i ka marrë zemrën prej dy vitesh Elhaida Danit! (Foto)
Jam një vajze e madhe, në një bote të madhe.” Është ky titulli i një hiti të dy dekadave më parë, që këngëtarja shqiptare e ka ndarë me ndjekësit e saj, në ditët e para të këtij viti, nga Parisi, qytet me të cilin ajo duket se e ka lidhur  ngushtë karrierën e saj dhe ku shpreh gëzimin që e ka nisur mbarë vitin 2019.

“Qyteti që nisa këtë vit të ri. Qyteti që më ka marrë zemrën prej dy vitesh”, shkruan ajo për Parisin. Në ditët e fundit Elhaida Dani ka qenë pjesë e skenës së famshme të Pallatit të Kongreseve, “Notredame de Paris”, ku edhe ka ngritur në peshë të pranishmit. Imazhet që ajo ka ndarë me ndjekësit e saj nga Parisi provojnë se 2019-ta  ka nisur mbarë për një ndër këngëtaret më të njohura dhe të suksesshme shqiptare, në arenën ndërkombëtare, gjatë viteve të fundit.

"Spektakli në Paris i suksesshëm. Nuk varet sa jep, por sa shumë ke dëshirë të japësh,” thotë Elhaida pas shfaqjeve të fundit:

Shpërndajeni me miqtë tuaj: