Orinda dhe Afërdita me stil të njëjtë

Orinda dhe Afërdita me stil të njëjtë
Edhe këtë dimër janë hasur shumë herë veshjet që janë stiluar me pëlhurë me kuadrate në gri e të zezë, si dikur. Një rikthim në modë i stofit të butë e të ngrohtë, me të cilin baballarët tanë bënin kostume e xhaketa. Por sigurisht që bukuroshet shqiptare e sjellin atë në një mënyrë tjetër, madje me shumë sensualitet. Janë në të njëjtën valë Orinda Huta dhe Afërdita Dreshaj. Fustane në stof me kuadrate të vegjël, me ngjyrat gri e të zi, të shkurtër e të ngjitur pas trupit.