Opozita "në krah" të Metës, PD-LSI kërkojnë nga Kuvendi ngritjen e Komisionit Hetimor

Opozita "në krah" të Metës, PD-LSI kërkojnë nga Kuvendi ngritjen e Komisionit Hetimor
Opozita me dy partitë kryesore PD dhe LSI kanë dalë në “krah” të Presidentit Ilir Meta për ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarin e DSIK, në rastin e pajisjes me çertifikatë sigurie të Gent Cakajt, i propozuar nga kryeministri për ministër të Jashtëm.

Dy grupet parlamentare të opozitës i janë drejtuar Kuvendit me një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar.

Kërkesa bëhet për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të institucioneve shtetërore për rastin e shkeljes së ligjit nga DSIK ku sipas pretendimeve është kundër ligjit që Cakaj u pajis me çertifikat sigurie brenda 24 orëve.

Kërkesa e opozitës për komision hetimor merr shkas nga informacionet zyrtare të paraqitura në dekretin e Presidentit për refuzimin e dekretimit të Genti Cakaj si Ministër i Jashtëm./f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: