
Më pas kjo situatë u tensionua, pasi deputetët i janë afruar foltores dhe kërkojnë që Ruci të hapë mikrofonin. Berisha nuk u largua nga foltorja ndërkohë që Ruci ndërpreu seancën me 10 minuta pushim duke kërcënuar se do nxirrte jashtë deputetët e opozitës
Kryeministri Edi Rama dhe Berisha shkëmbyen mes tyre ofendime, nga më të rëndat në sallone Kuvendit.
Kryeministri Edi Rama, pas akuzave të Berishës për bashkëshorten e tij iu përgjigj: Ti je njeriu që je marrë me gratë e kalamajt, nuk ke kanun, kushtetutë e moral, por ti gruas time dhe familjes time i ha atë që nuk thuhet...”
Akuza e ish-kryeministrit Sali Berisha ishte: Je një fundërrinë je i pafytyrë që merr gruan e shokut nuk ke asnjë moral o horr.. je njeri që mohon djalin tënd.. je fundërrinë njerëzore.”
Pas ndërprerjes së seancës, Berisha u shpreh jashtë dyerve të Kuvendit para medieve se me Edi Ramën Kryeministër, nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj edhe opozita do të kërkojë largimin e tij me çdo kusht, përmes protestave që do të nisin më 16 shkurt.