Nisin "krisjet" Icardi-Inter, sulmuesi kërkon dyfishimin e pagës

Nisin "krisjet" Icardi-Inter, sulmuesi kërkon dyfishimin e pagës
Duket se Mauro Icardi ka fillur të shprehi pakënaqësitë e para teksa nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën me Inter.

Kontrata e argjentinasit skadon në 2021 ndërkohë që drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta vazhdojnë kontratën me kapitenin për ta larguar edhe klauzolën prej 110 milionë eurosh.

Por, bashkëshortja e tij dhe njëherësh agjentja e tij, Ëanda Nara, ka bërë të ditur se dëshiron pagë rreth 9 milionë euro, dyfishin sa fiton tani Icardi, për të vazhduar kontratën me skuadrën aktuale.

Për 25-vjeçarin interesim të vazhdueshëm ka shprehur Real Madridi që e dëshiron lojtarin me çdo kusht.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: