Ndjesa e Ramës për Kosovën, ish-ministri: T’rujt zoti shëndetin, i thonë kësaj pune!

Ndjesa e Ramës për Kosovën, ish-ministri: T’rujt zoti shëndetin, i thonë kësaj pune!
Pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama ku i kërkonte “Ndjesë Kosovës”, reagon ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një mesazh në rrjetin social Manjani shkruan: “Ndjesë - Kosovës. - thotë zotëria!

Po për çfarë?!

Që Ai është në anën e Vuçiçit në dialogun e kufijve? Apo, që ju ka shtrenjtuar Kosovarëve daljen në det?!

Jo jo qenka për mosdekretimin e Gent Cakajt...

T’rujt zoti shëndetin, i thonë kësaj pune!

P.s. Pretendimi për shkeljen e Kushtetutës është më qesharaku. Bëhet nga “mrekullia e konstitucionalizmit” në këtë vend!” /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: