Ndërpritet energjia në Shkozë, OSHEE po punon për riparimin e defektit

Ndërpritet energjia në Shkozë, OSHEE po punon për riparimin e defektit
Një defekt në fiderin 85 ka lënë pa energji elektrike zonën e Shkozës. Përmes një njoftimi zyrtar, OSHEE, njofton se po punohet për riparimin e defektit, ndërsa shton se avaria ka ndodhur për shkak të kontaktit të mjetit të transportit me linjat elektrike.

“Njësia Tirana 2 e Drejtorisë Rajonale OSHEE është duke punuar aktualisht për riparimin e defektit të fiderit 85 pranë zonës së Shkozës.

Avaria ka ndodhur për shkak të kontaktit të një mjeti transporti me linjat elektrike.

Për këtë shkak energjia elektrike do të rikthehet pas 1 ore”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së. /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: