Moti, reshjet vazhdojnë edhe nesër por ngrica ka marrë fund, temperaturat ngrihen edhe me 2 °C

Moti, reshjet vazhdojnë edhe nesër por ngrica ka marrë fund, temperaturat ngrihen edhe me 2 °C
IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) parashikon se nesër (e enjte dt.10) priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa qarqe.

Ato do të jenë në formë dëbore në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore. Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë kryesisht në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë).

Temperaturat do të pësojnë një rritje me rreth 2 gradë.

Më konkretisht, nesër (e enjte dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 3 / 9 °C, në vendet e ulëta: 2 / 6 °C, në vendet malore: - 5 / 1 °C. /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: