Moti, nesër në Lindje dëborë, në Perëndim shi, temperaturat deri në 10 °C mbi zero

Moti, nesër në Lindje dëborë, në Perëndim shi, temperaturat deri në 10 °C mbi zero
IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) parashikon nesë  (e premte dt.11) reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Elbasan.

Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare.

Ato do të jenë në formë dëbore në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore.

Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë kryesisht në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë), përjashtuar ekstremin verior.

Temperaturat do të pësojnë rënie të minimumeve dhe rritje të maksimumeve.

Më konkretisht, nesër (e premte dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 2 / 10 °C, në vendet e ulëta: 1 / 9 °C, në vendet malore: - 6 / 4 °C. /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: