Moti i keq, mungojnë kushtet, mbyllen shkollat në qarkun e Korçës

Moti i keq, mungojnë kushtet, mbyllen shkollat në qarkun e Korçës
Në qarkun e Korçës ditën e nesërme do të mbyllen të gjithë shkollat. Shkak është bërë moti i keq, me reshje bore.

Drejtoria Arsimore Rajonale Korçë, nisur nga situata tejet e rënduar nga reshjet e borës,  të cilat e bëjnë të pamundur zhvillimin normal të procesit mësimor,  vendos ndërprerjen e tij për nesër dt. 10.01.2018.

Qarku i Korçës përfshin Korçën, Pogradecin, Devollin dhe Ersekën. /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: