MOTI I KEQ/ Ishin strehuar në bodrumin e pallatit, shpëtohen dy të mitur në Tiranë

MOTI I KEQ/ Ishin strehuar në bodrumin e pallatit, shpëtohen dy të mitur në Tiranë
Dy  të mitur janë shpëtuar gjatë mëngjesit të sotëm nga punonjësit e  Policisë Bashkiake të Tiranës.

Pas sinjalizimit që kanë marrë nga  qytetarë të ndryshëm, punonjësit e Policisë kanë gjetur dy të  mitur që në këto ditë të ftohta dhe të lagështa  e kalonin natën duke u strehuar në ambiente të papërshtatshme.

Të rinjtë me inicialet S.P, 16 vjeç nga Vlora dhe K.J, 14 vjeç nga  Korça janë gjetur në një nga bodrumet e pallateve në afërsi të Shkozës.  Menjëherë atyre u është ofruar ndihma e parë nga punonjësit e shërbimit  social të Bashkisë Tiranë dhe më pas konform  procedurave ligjore, ju është marrë deklarata në prani edhe të  psikologut.

Gjithashtu sipas procedurave ligjore, një prej fëmijëve i është dorëzuar punonjësve të policisë për ta dorëzuar tek prindërit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: