Mospagesa e administratës, Financat bëjnë me faj institucionet

Mospagesa e administratës, Financat bëjnë me faj institucionet
Një pjesë e mirë e punonjësve të administratës ende nuk janë paguar për dhjetorin.

Rreth 36 mijë mësues si edhe punonjës të shëndetësisë e albanologjisë nuk kanë marrë pagat e muajit që shkoi.

Ministria e Financave e justifikon këtë vonesë me dorëzimin me vonesë të listave të punonjësve dhe se sipas tyre nuk ka asnjë vonese në kalimin e fondeve nga thesari.

Vonesa në kalimin e pagave për administratën është një problem që përsëritet thuajse çdo vit në janar.

Por gjatë këtij viti problemi qëndron edhe në faktin se Ministritë e linjës nuk kanë përcjellë ndarjen e detajuar të buxheteve të tyre, çka pengon hedhjen e rrogave të punonjësve. /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: